Mos përdorni artikuj të pamiratuar për të garantuar sigurinë dhe
jetëgjatësinë e produktit.
Çdo dëm apo lëndim që shkaktohet nga përdorimi i artikujve të
pamiratuar nuk mbulohet nga garancia.
Disa modele kanë një lm të hollë ngjitur mbi ekran, i cili nuk
duhet hequr.
Kur të montoni mbajtësen e televizorit, vendoseni ekranin përmbys
mbi një tryezë me jastëkë ose në sipërfaqe të rrafshët, për ta
mbrojtur ekranin nga gërvishtjet.
Sigurohu që vidat të jenë vendosur saktë dhe të jenë shtrënguar
mirë. (Nëse nuk shtrëngohen mirë, televizori mund të anojë
përpara pas instalimit.) Mos ushtro shumë forcë dhe mos i shtrëngo
vidat më shumë seç duhet; përndryshe, vida mund të dëmtohet
dhe mund të mos shtrëngohet në mënyrën e duhur.
Blerje e veçantë
Artikujt që blihen veç mund të ndryshohen ose të modi kohen për
përmirësimin e cilësisë, pa ndonjë njoftim. Kontaktoni shitësin për të
këta artikuj. Këto pajisje punojnë vetëm me disa modele të caktuara.
Emri ose dizajni i modelit mund të ndryshojnë në varësi të përditësimit
të funksioneve të produktit, rrethanave ose politikave të prodhuesit.
(Në varësi të modelit)
AG-F***
AG-F***DP
Syze 3D për kinema
Syzet Dual play
Pajisja audio LG
Pastrimi i tv-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur performancën më të mirë
dhe për të rritur jetëgjatësinë e produktit.
Sigurohuni që llimisht të kni televizorin dhe të hiqni kabllon
elektrike dhe të gjitha kabllot e tjera.
Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do të përdoret për një kohë të
gjatë, hiqni kabllon elektrike nga priza në mur për të shmangur
dëmtimet e mundshme nga rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e tv-së dhe
mbështetësja
Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e vogla, pastrojeni sipërfaqen me
një leckë të thatë, të pastër dhe të butë.
Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni sipërfaqen me një leckë
të lagur me ujë të pastër ose me detergjent të holluar. Më pas fshijeni
menjëherë me një leckë të thatë.
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse mund të dëmtohet.
Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni sipërfaqen me thonj ose
me ndonjë objekt të fortë, sepse mund të gërvishtë ekranin dhe të
krijojë deformime të gurës.
Mos përdorni kimikate, sepse mund të dëmtojnë ekranin.
Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse uji futet në TV, kjo gjë
mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Kordoni elektrik
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga papastërtitë dhe nga pluhuri
që mblidhet aty.