Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose
7- shi i madhësisë së ekranit kur shikoni TV. Nëse shikoni TV për një
kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
Përdorni vetëm llojin e speci kuar të baterisë. Kjo mund të shkaktojë
dëmtim të telekomandës.
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. Kjo mund të
shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh.
mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit
dhe ngrohësve elektrikë.
MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit
të saj.
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga
një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave,
sigurohuni që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. Në të kundërt,
produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
Mos e ndizni/ kni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza.
(Mos e përdorni prizën elektrike si çelës.) Kjo mund të shkaktojë defekt
mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të
parandaluar mbinxehjen e produktit.
Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe
se 10 cm.
Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft
librash ose në dollap).
Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një
mbulesë tavoline ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV
për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te
funksionimi apo performanca e produktit.
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj
tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më
pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një
riparues i autorizuar.
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi zik ose mekanin, si
p.sh. nga përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga
shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës
nga ku kablloja del nga pajisja.
5